Qendra hulumtuese e MANS-it ka deklaruar që në nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar komuna e Ulqinit ka fituar nga Fondi egalizues 135 mijë euro.
Në këtë organizatë joqeveritare mendojnë që kjo është provë për dyshimet e tyre që resurset shtetërore në Mal të Zi keqpërdoren në periudhat parazgjedhore, sepse, siç theksuan, në janar të këtij viti në Ulqin janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme lokale.
Përndryshe, komunës së Ulqinit në vitin e kaluar nga Fondi egalizues janë paguar gjithsej 746 mijë euro.