Fondi investues-zhvillimor i Malit të Zi (FIZH) së shpejti do t’ia vej në dispozicion komunës së Ulqinit kredinë prej 563 mijë euro për financimin e investimeve kapitale, e cila, përndryshe, u miratua në fund të vitit të kaluar, mëson Portali Ul-info.
Nga administrata lokale është njoftuar që me këto para do të bëhet rikonstruktimi i rrugëve, instalimi i ndriçimit publik, rregullimi i parkingjeve dhe të tjera.
Kreditë që i jep FIZH-i janë më të favorshëm në tregun financiar të Malit të Zi, e për komunat e pazhvilluara ku bën pjesë edhe Ulqini, kamata është rreth 5,5 për qind.