Fondi investues-zhvillimor (FIZH) të enjten në komunë të Ulqinit, në bashkëpunim me administratën lokale, do të organizojë prezantimin e përkrahjes financiare për personat fizik dhe juridik.
Sidomos do të flitet për mundësit e kreditimit për ndërmarrje, si dhe për bujq.
Kushtet e financimit do ti prezantojë funksionarët e FIZH në krye me kryetarin e Këshillit të drejtorëve të këtij institucion dr Zoran Vukçeviq.
Përndryshe, kompanitë dhe personat fizik nga Ulqini kanë kushtet më të volitshme për marrjen e kredisë nëpërmjet IRF-së.