Fondi për kompensim: PADITË KOMUNËN E ULQINIT

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjPër shkak të detyrimeve të papaguara, Fondi për kompensim ka paditur tetë komuna në Mal të Zi, ndër të cilat është edhe Komuna e Ulqinit, shkruan “Pobjeda”.

Siç theksohet, kundër këtyre komunave janë iniciuar disa konteste para gjykatave kompetente për arsye se ato nuk kanë shlyer detyrimet ndaj personave të cilëve më herët i është marrë prona.

Këto mjete, sipas Ligjit për kthimin e të drejtave të marra pronësore dhe kompensim, duhet të shlyhen nga të ardhurat që realizohen nga shitja e kësaj prone shtetërore.

“Me vetëqeverisje lokale po tentojmë të dakordohemi dhe të gjejmë mënyrën si të shlyhen këto borxhe në afat sa më të shkurt dhe të shmangen shpenzimet shtesë”, njoftohet nga Fondi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi