Libri “Objektet fetare të Malësisë” i autorit dr. Mark Dukaj është botuar me mbështetjen e Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave, në kuadër të aktiviteteve projektuese të realizuara gjatë vitit 2023.
Ky publikim sjell një paraqitje të gjithanshme të objekteve fetare në trevën e Malësisë – një rajon i pasur me histori dhe shumëllojshmëri kulturore. Autori, përmes punës në terren, mbledhjes së materialeve arkivore dhe dokumentacionit fotografik, ka paraqitur një numër të madh kishash, kapelash dhe objektesh të tjera sakrale, duke ofruar një pasqyrë të veçantë mbi karakteristikat e tyre arkitektonike, kontekstin historik dhe rëndësinë shpirtërore për komunitetin lokal.
Vlera e veçantë e këtij libri qëndron në faktin se kjo temë trajtohet në mënyrë sistematike nga këndvështrimi i ruajtjes së identitetit kulturor të shqiptarëve në Mal të Zi. Libri është rezultat i punës shumëvjeçare dhe përkushtimit të autorit për të dokumentuar trashëgiminë që përbën themelin e kujtesës kolektive dhe të identitetit kulturor të kësaj bashkësie.
Botimi i këtij libri konfirmon rëndësinë e mbështetjes projektuese të Fondit, e cila është e orientuar drejt valorizimit dhe afirmimit të trashëgimisë kulturore-historike të popujve pakicë dhe të bashkësive të tjera kombëtare pakicë.








