Të siguruarit në Mal të Zi nga e hëna do të kenë mundësi që letërnjoftimet e reja, lëshimi i të cilit filloi me 30 mars, t’i përdorojnë si librezë shëndetësie, u njoftua nga Fondi për Sigurimin Shëndetësor.
Siç deklaroi për Dnevne Novine drejtori i këtij institucioni Sead Çirgiq, për këtë gjë nevojitet verifikimi i cili bëhet në Fond me letërnjoftimin e ri dhe me zarfin me kodet pin dhe puk, i cili jepet në Ministrinë e Punëve të Brendshme gjatë marrjes së këtij dokumenti.
Shtohet se në hapësirat e Fondit bëhet aktivimi i këtij dokumenti.