Football Fest Ulqini 2016: SONTE DERBI SHQIPËRI-RUMANI

Football FestSonte në orën 21, në Lyon të Francës, luhet ndeshja vendimtare e Kombëtares Shqiptare në futboll. Vetëm fitorja ndaj ekipit të Rumanisë i jep mundësi Shqipërisë të shpresojë për kualifikimin në fazën eliminatore të kësaj gare.
Organizatorët e “Football Fest Ulqini 2016” ju ftojnë që të gjithë së bashku të mbështesim lojtarët kuq e zi në këtë ndeshje shumë të rëndësishme.
Në tribunat të cilat janë të vendosura në Molën e madhe, në ekranin gjigant, do të keni mundësi të përkrahni Shqipërinë dhe të ndjeni atmosferën sikurse të ishit në Lyon.
“Shqipëria këtë vit ka shënuar historinë me kualifikim në Kampionatin “Euro 2016”, prandaj ju ftojmë që ta përkrahim”, shprehen organizatorët.
Në këtë eveniment, të organizuar nga disa entuziast nga Ulqini, të përkrahur nga Komuna e Ulqinit, Organizata turistike dhe NP “Veprimtari komunale”, për herë të parë në mënyrë unike dhe të paparë deri tani në qytetin tonë përcillen të gjithë ndeshjet e Kampionatit të sivjetmë europian që po luhet në Francë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…