Arian Murati do të jetë shef i Klubit të këshilltarëve të Forcës së re demokratike në përbërjen e re të Kuvendit komunal të Ulqinit.
Ai është këshilltar në Parlamentin lokal prej nëntorit të vitit 2011, ndërsa punon në sektorin e kontabilitetit në hotelin “Albatros”.
Murati ka lindur në vitin 1984 dhe ka studiuar në Fakultetin ekonomik të Prishtinës.