Forca: Arrihet marrëveshja për zgjedhjet parlamentare 2023 në mes të FORCËS dhe Partisë Demokratike

Kumtesë për opinion nga Forca e re demokratike

 

Duke njohur rëndësinë e përfaqësimit të popullit shqiptar dhe diskriminimin me ligjin zgjedhor që shqiptarët nuk kanë me vendet e garantuara në Kuvendin e Malit të Zi, jemi dakorduar për garuar së bashku ku dhe sonte nënshkruam marrëveshjen për koalicion në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit.

Qëllimi dhe veprimi politik është hartimi i platformës së përbashkët për të përmirësuar statusin e shqiptarëve në Mal të Zi në të gjitha sferat e jetës, me theks të veçantë zhvillimin ekonomik të zonave ku jetojnë shqiptarët, me arsim cilësor dhe përfaqësim proporcional të shqiptarëve në administratën e Malit të Zi.

Po ashtu, rëndësia më madhore është mbrojtja e të drejtave të tyre kolektive dhe individuale, si dhe mbrojtja gjegjësisht promovimin e trashëgimisë kulturore.

Jemi të vetëdijshëm që qeveritë e mëparshme nuk kanë treguar vullnetin politik për të zhvilluar trevat ku banojnë shqiptarët, e që kanë potencialin më të madh për zhvillim në Mal të Zi, por kanë mbetur si vendet më të pazhvilluara.

Koalicioni Forca-PD është plotësisht i hapur për bashkëpunim me partitë e tjera politike nga Ulqini deri në Rozhajë dhe do të jemi lista vendimtare për të bashkëpunuar me qeverinë e re që do të dal nga vullneti i qytetarëve të Malit të Zi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…

Ulqin: KRYEMINISTRI I KOSOVËS URON NIMANBEGUN

“Ulqini ka zgjedhur mbrëmë një kryetar të ri për ta drejtuar e përshpejtuar komunën kah rruga e përparimit qytetar e kombëtar dhe zhvillimit ekonomik e shoqëror. Kryetari i ri, z. Nimanbegu më parë ka qenë