Këshilli qendror i Forcës së re demokratike zgjodhi mbrëmë tre nënkryetarë, mëson Portali Ul-info.
Për nënkryetarë të kësaj partie politike shqiptare u zgjodhën Genci Nimanbegu, Faik Nika dhe Xhaudet Cakuli.
Lider i Forcës është Nazif Cungu i cili në këtë funksion u zgjodh për të tretën herë në kongresin e partisë të mbajtur me 31 korrik të vitit të kaluar në Ulqin.
Sipas Statutit i cili u miratua në këtë Kuvend zgjedhor, kjo parti mund të ketë 6 nënkryetarë.