Deputeti i FORCES,Genci Nimanbegu me 28 dhe 29 tetor mori pjesë në Vilnus të Lituanisë në mbledhjen e 50-të të COSAC-ut.
Gjatë takimit në ditën e parë u shqyrtuan shumë tema të rëndësishme siç janë procesi i implementimit të Strategjisë Evropa 2020 si dhe zgjedhjet e Parlamentit Evropian të cilat do të mbahen në maj të vitit 2014.
Në ditën e dytë punuese është mbajtur takimi i Forumit të gruas së COSAC-ut, si dhe takimet tjera në të cilat janë shqyrtuar legjitimiteti demokratik në kuadër të UE-se, roli i parlamenteve nacionale anëtare të UE-së dhe sfidat e perspektiva e Agjendës digjitale.
Deputeti Nimanbegu, lidhur me sfidat dhe perspektivën e Agjendës digjitale tha se pret që Agjenda digjitale do të ndihmojë ekonominë e UE-së dhe rritjen e mundësisë së qytetarëve dhe ndërmarrjeve evropiane që të arrijnë maksimumin nga teknologjitë e reja digjitale duke theksuar se ekosistemi digjital ka rritje më shumë se çdo fushë tjetër në shoqëri.
Ne fund të takimit dyditor janë miratuar edhe përfundimet në të cilat potencohet angazhimi dhe pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhjet evropiane vitin e ardhshëm.