Zgjedhjet e rregullta në Ulqin, duke respektuar ligjin, duhet të mbahen jo më vonë se në tetor të vitit 2014, por meqë është e qartë që shumica parlamentare është shpërbërë në korrik, gjë që është vërtetuar edhe gjatë shtatorit, është e qartë që do të ndodhin zgjedhjet e parakohshme parlamentare, deklaruan nga Forca e re demokratike.
“Koalicioni i deritashëm i ballafaquar me shumë probleme të trashëguara, si dhe me interesa gjithnjë e më të theksuara të ngushta partiake të anëtarëve më të vogël të koalicionit, nuk ka arritur të realizoj dakordim politik”, thuhet nga Forca dhe shtohet që është më së miri ti kthehet mandati qytetarëve në mënyrë që ato të vendosin kujt ti japin besimin për ushtrimin e pushtetit lokal.