Forca: GORANA SEKRETAR I URBANIZMIT

Mustafe GoranaNë mbledhjen e mbrëmshme të Kryesisë së Forcës së re demokratike është vendosur që Mustafa Gorana të jetë kandidat për sekretar të urbanizmit dhe rregullimit hapësinor, mëson Portali UL-info.

Pritet që këtë propozim ta miratoi Këshilli qendror i partisë. Gorana është inxhinier i diplomuar i makinerisë, ndërsa për momentin është drejtor i Agjencisë për ndërtim dhe zhvillim të Ulqinit. Në një mandat ishte dhe nënkryetar i komunës së Ulqinit.

Deri në fund të kësaj jave duhet të caktohen edhe drejtuesit e tjerë të sekretariateve. Në Koalicionin „Bashkë për të ardhmen e Ulqinit“, siç mësojmë, thyhen shtizat, në mes Lidhjes demokratike dhe Iniciativës qytetare „Perspektiva“, kujt do ti takojë vendi i kryetarit të Këshillit drejtues të NP „Veprimtari komunale“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…