Ish kryetari i Kuvendit komunal të Ulqinit Fuad Haxhibeti do të jetë drejtori i ri i Organizatës turistike të Ulqinit, mëson Portali Ul-info.
Këtë vendim e solli sot Këshilli qendror i Forcës së re demokratike.
Po ashtu është vendosur që Mustafa Gorana të jetë në krye të Sekretariatit për veprimtari komunale në Komunë të Ulqinit, funksion të cilin dikur e ushtronte.
Ka mbetur vetëm që kjo parti të përcaktojë Sekretarin për veprimtari komunale në administratë lokale, funksion i cili po ashtu i takoi sipas marrëveshjes së koalicionit.