Forca e re demokratike ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e Këshillit qendror në të cilën është dashur të sillet vendimi për kërkesën e koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” për arritjen e koalicionit paszgjedhor të këtyre dy grupimeve politike shqiptare. Vendimi është shtyrë për sot në ora 13, kur do të vazhdoj mbledhja e filluar mbrëmë e Këshillit qendror. Nga Koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” në letrën dërguar Forcës kanë theksuar që dita e sotme është afati i fundit që pozitivisht ti përgjigjet kërkesave të tyre ose në të kundërt ato do të shkëpusin negociatat.
Drejtuesit e Forcës mbas mbledhjes së Këshillit qendror kanë negociuar me skuadrën e Partisë demokratike të socialistëve, në të cilën ishin Loro Nrekiq, Luigj Shkrela, Borisllav Bashoviq dhe Nail Rexha, për koalicionin paszgjedhor.