Edicioni i III-të i Antalya Diplomacy Forum ka mbledhur përfaqësues mbi 140 shtete të botës nga të cilët 19 kryetarë shteteve, 63 ministra, dhjetëra deputetë dhe personalitete nga organizata ndërkombëtare.
Takime të shumta bilaterale janë bërë mbi luftën në Gazë dhe në Ukrainë, si dhe sfidat e diplomacisë. Pjesëmarrje masive ishte në panelin mbi Ballkan me titull: “Sfidat dhe mundësitë në Ballkan”.
Gjatë #ADF2024 Kryetari Nimanbegu zhvilloj takime me Ministrat e Punëve të Jashtme të Malit të Zi z.Filip Ivanović, Ministrin e Shqipërisë z.Igli Hasani, Ministrin e Maqedonisë së Veriut z.Bujar Osmani, Ministrin e Bosnje-Hercegovinës z.Elmedin Konaković dhe kryetaren Komisionit për Punë të Jashtme të Shqipërisë znj.Mimi Kodheli.
Në kuadër të #ADF2024, diplomacia pati një rëndësi të veçantë në shkëmbimin e ideve dhe përvojave të ndryshme me deputetin e Ukrainës z.Mustafa Jemilev, përfaqësues i popullit Tatar të Krimesë të cilit u shpreh mbështetja për luftën e drejt të shtetit Ukrainas.