Forca: KUMTESË PËR OPINION

FOTO SA SUSRETA BS,HGI,FORCAMë 5 tetor, në Ulqin është mbajtur takimi i rregullt i Kryetarit të Partisë Boshnjake Rafet Husoviq, të FORCES Nazif Cungut, Kryetares së Iniciativës Qytetare Kroate Marija Vuçinoviq dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Gjatë bisedimeve është vlerësuar se koalicioni i partive të pakicave në Parlamentin e Malit të Zi në mënyrë aktive po i afirmon politikat e përbashkëta të tri partive.

Bashkëpunimi i deritashëm i partive të pakicave është treguar i suksesshëm në pjesën e miratimit të amandamenteve kushtëtuese të cilat e obligojnë përfaqësimin e pakicave në Gjyqësorë, Prokurori dhe Gjyqin Kushtetues, e posaçërisht bashkëpunimi i mirë ka rezultuar me mosmiratimin e Ligjit mbi mbrojtjen  shëndetësore me të cilin është ndaluar centralizimi  në shëndetësi,çka do të ishte në kundërshtim me qëllimet politike të partive të pakicave.

Poashtu është vlerësuar se realizimi i marrëveshtjes me partinë në pushtet në Mal të Zi duhet të realizohet në mënyrë më dinamike, për çka do të përpiqen më tepër në periudhën e ardhshme, thuhen në kumtesë për opinion të Shërbimit për informim të FORCËS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi