Forca: NE NUK KEMI ASGJË ME PROFILET E RREJSHME

ForcaReagimi i Forcës lidhur me komentet e „analistit të pavarur“ Z. Canka

Dëshirojmë të ftojmë të gjithë ata që përdorin profile të rrejshme dhe gjuhë të urrejtjes, cilësdo parti politike që i takojnë apo simpatizojnë, të ndalojnë me këto veprime të ulëta.

Gjithashtu dëshirojmë t’i bëjmë thirrje z. Mustafa Cankës që të mos nxjerrë përfundime dhe të mos bëjë akuza të pabaza, pasi që personat të cilët kanë krijuar ato profile mund të jenë nga partitë e tjera dhe në këtë rast akuzat e Cankës do të jenë shpifje.

Forca e Re Demokratike e ka profilin zyrtar në Facebook, si edhe kryetari, nënkryetarët dhe pjesëtarët e tjerë të udhëheqësisë. Çdo gjë që postohet nga profile të rrejshme nuk ka të bëjë me FORCËN dhe z. Canka nuk ka të drejtë të akuzojë FORCËN për deklarata të personave të cilët nuk e tregojnë identitetin e vet, e pastaj aty të shfrytëzoje rastin të na sulmojë siç ka kohë që po bën nëpërmjet portalit të tij.

FORCA është parti e hapur dhe transparente dhe çdo deklaratë ose qëndrim që ka e shpreh hapur e pa frikë. FORCA është parti intelektualësh të cilët nuk përdorin gjuhë të ulët e plot urrejtje, por të cilët janë të përkushtuar dhe punojnë seriozisht për zhvillimin e Ulqinit, Krajës, Tuzit, Plavës dhe Gucisë dhe për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Mal të Zi.

Edhe njëhërë, bëjmë thirrje që të ndalohet përdorimi i profileve të rrejshme, si dhe gjuha e urrejtjes. Ne kemi raportuar profilet të cilat i kemi identifikuar si të rrejshme, përfshirë edhe atë të cilin përmend z. Canka, e që nuk është i vetmi, pasi ka profile të shumta të cilat na sulmojnë ne si parti, por ne nuk kemi të drejtë të dalim e të akuzojmë partitë e tjera pa pasur prova. Kjo çon tek një pyetje tjetër, e cila është se pse z. Canka nuk ka reaguar edhe për ato profile të rrejshme të cilat e sulmojnë dhe e baltosin FORCËN dhe sigurisht interesat e kujt po i mbron ai. Intelektuali dhe gazetari i pavarur (i vetëquajtur) do paraqiste të gjitha faktet dhe nuk do sulmonte vetëm një parti, më së shpeshti me akuza të pavërteta. Për më tepër, nuk do përdorte fjalë të mbushura me aq shumë mllef pa ditur se kush në të vërtetë i ka shkruar atij.

Ne vazhdojmë me punën tonë transparente dhe deklaratat tona të hapura, të cilat janë konform programit tonë politik”, thuhet në fund të reagimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Komuna: NËNSHKRUHET KONTRATA PËR RIKONSTRUKSIONIN – ASFALTIMIN E BULEVARDIT TEUTA DHE RRUGËS “28 DHJETORI”
Komuna: NËNSHKRUHET KONTRATA PËR RIKONSTRUKSIONIN – ASFALTIMIN E BULEVARDIT TEUTA DHE RRUGËS “28 DHJETORI”

Komuna e Ulqinit dhe SH.P.K. Putevi Bar, si ofertues me ofertën më të volitshme, kanë lidhur Kontratën për Rindërtimin – Asfaltim të Bulevardit Teuta dhe Rrugës “28 Dhjetori”. Vlera e kontratës së nënshkruar

Veprimtaritë Komunale: APEL QYTETARËVE PËR DEPONIMIN E DUHUR TË MBETURINAVE
Veprimtaritë Komunale: APEL QYTETARËVE PËR DEPONIMIN E DUHUR TË MBETURINAVE

U lutemi që në kontejnerët për mbeturina shetpiake të mos hidhni materiale ndezëse apo material të ndezur. Në këtë rast patëm problem një eksplozion mbrenda kamionit për transportin e mbeturinave ku hiri

Horizonti i Ri: TË RINJTË MËSOJNË PËR RREZIKUN NGA DEZINFORMIMI NË MEDIA
Horizonti i Ri: TË RINJTË MËSOJNË PËR RREZIKUN NGA DEZINFORMIMI NË MEDIA

Fundjavën që shkoi OJQ Horizonti i Ri realizoi edhe një sesion trajnues me të rinjtë nga Malësia dhe Ulqini. Mysafir ligjërues në këtë aktivitet ishte gazetari Ismet Kallaba, i cili për vijuesit e programit

Uruçi: FASADAT NË FOKUSIN E BASHKËPUNIMIT TË KOMUNËS DHE FAKULTETIT NË TIRANË
Uruçi: FASADAT NË FOKUSIN E BASHKËPUNIMIT TË KOMUNËS DHE FAKULTETIT NË TIRANË

Studentët e vitit të pestë dhe profesorët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU) të Universitetit Politeknik të Tiranës, qëndruan këtë fundjavë në Ulqin. Arsyeja e vizitës ishte detyra e tyre

CEDIS: TË MËRKURËN PA RRYMË NJË PJESË E MADHE E KOMUNËS SË ULQINIT
CEDIS: TË MËRKURËN PA RRYMË NJË PJESË E MADHE E KOMUNËS SË ULQINIT

Nga Sistemi malazez i elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të mërkurën më 30 nëntor, pa energji elektrike do të jenë këto vendbanime: Në periudhën prej orës 8 deri në 15,00 – Pistulli,