Forca: Nimanbegu priti Sh.S ambasadorën e ShBA-ve Judy Reising Reinke

Kryetari i Forcës së Re Demokratike z. Genci Nimanbegu u takua të premten me Sh.S Ambasadore e ShBA-ve Judy Reising Reinke, gjatë vizitës së saj në Ulqin.

Në një takim shumë të hapur dhe miqësor, kryetari Nimanbegu e informoi ambasadorën Reinke për prioritetet e Forcës si subjekt politik në periudhën e ardhshme.

Realizimi i të drejtave kombëtare dhe qytetare të shqiptarëve në Mal të Zi, perspektivat e zhvillimit të Ulqinit, bashkëpunimi me subjekte të tjera politike ishin gjithashtu tema të kësaj bisede.

Kryetari Nimanbegu vuri në dukje posaçërisht mangësitë e shkaktuara nga centralizimi i sektorëve të caktuar në Mal të Zi, veçanërisht në fushën e planifikimit hapësinor, kompetencën e vetëqeverisjes lokale e cila ndikon në shëndetësi, arsim dhe financat e vetëqeverisjes lokale.

U diskutua edhe për bashkëpunimin e mëtejshëm në drejtim të diversifikimit të ekonomisë, qëllimi përfundimtar i të cilit do të ishte krijimi i mundësive më të mëdha për punësimin e të rinjve.

Ambasadorja Reinke falënderoi bashkëbiseduesit për informacionet që kanë dhënë për komunën e Ulqinit dhe shprehu gatishmërinë e saj për të mbështetur dhe vazhduar bashkëpunimin e mëtutjeshëm të përbashkët.

Në takim morën pjesë edhe z. Ilir Çapuni deputet dhe Arbin Çapriqi sekretar për ekonomi në Komunën e Ulqinit, të cilët janë edhe nënkryetarë të Forcës.

 

Forca e Re Demokratike

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi