Forca: Njoftimet nga Të Mirat Detare janë problematike dhe nëpërkëmbin Programin e qeverisë

Kumtesë për opinion nga Forca e Re Demokratike
Bregdeti i Ulqinit përbën 50% të territorit të menaxhuar nga Të Mirat Detare dhe prej saj kjo kompani mbledh 30% të buxhetit të saj.
Njoftimi i kësaj kompanie se tashmë ka planifikuar Atlas pesëvjeçar të plazheve dhe Programin e objekteve të përkohshme pa u konsultuar me Komunën e Ulqinit, komunitetet lokale, apo shoqatat e qiramarrësve dhe qytetarëve, është qesharake. Është qesharake sepse, para së gjithash, nuk bazohet në programin e kësaj Qeverie, në të cilën decentralizimi zë një vend kyç.
Së dyti, ky lloj planifikimi nuk ka asnjë atom transparence sepse është pasqyrim i vullnetit, vizionit dhe marrëveshjes së një grupi të ngushtë njerëzish. Është edhe qesharake sepse ky lloj planifikimi i hapësirës dhe shfrytëzimi i territorit më produktiv të vendit vazhdon praktikën e viteve të kaluara, e cila i dha kësaj kompanie epitetin e së keqes detare.
Këto njoftime dhe kjo lloj sjellje na bëhet problematike edhe për faktin se Ulqini është një qytet ku shqiptarët kanë jetuar me shekuj, kryesisht nga ekonomi e turizmit dhe ne si shqiptarë jemi të ndjeshëm ndaj tyre.
Çështja e menaxhimit të bregdetit lidhet drejtpërdrejt me statusin e shqiptarëve në Mal të Zi dhe është pjesë e programeve politike të partive tona politike.
Aleanca Shqiptare beson se kjo bie ndesh me marrëveshjen e koalicionit dhe me programin e qeverisë, ndaj i bëjmë thirrje ministrisë përkatëse dhe qeverisë që fillimisht të refuzojnë këto propozime dhe të hapin diskutime serioze për këto çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi