Forca: NUK KA ASGJË TË KEQE NË BISEDIME ME PDS (DPS)

Nazif CunguKryetari i Forcës së re demokratike Nazif Cungu ka deklaruar që nuk ka asgjë të keqe në atë që është takuar sot me përfaqësuesit e Partisë demokratike të socialistëve.  “Për këtë i kam lajmëruar edhe partnerët e vet të koalicionit”, tha ai mbas takimit me drejtuesit e koalicionit të cilin e udhëheq Fatmir Gjeka.

Në pyetjen e gazetares së Televizionit të Malit të Zi të komentoj akuzat e UDSH-së që njëkohësisht bënë bisedime me PDS-në dhe me partitë shqiptare, Cungu u përgjigj që prej mbrëmë gazetarët ishin të informuar për press konferencën e Unionit. “Kështu që kjo ngjan pak në kurthë ”, tha Cungu.

Ai pohoi që dje ka fituar thirrjen që të negocioi me PDS-në për formimin e pushtetit në Ulqin, por që nuk është deklaruar a do të shkoi në negociata.

Mbas bisedimeve me përfaqësuesit e koalicionit të Gjekes, është paralajmëruar që negociatat e Forcës dhe të këtij koalicion do të vazhdojnë mbas dy ditësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…