FORCA: NUK MENDOJMË PËR ZGJEDHJE

Lideri i Forcës së re demokratike dhe kryetari i Ulqinit Nazif Cungu deklaroi për “Dnevne Novine” që në partinë e tij nuk mendojnë për zgjedhje.

Kjo gazetë e Malit të Zi thekson që FORCA dhe Partia Demokratike e Socialistëve janë në negociata dhe është “shumë e mundshme që ato do të udhëheqin qytetin deri në zgjedhjet e rregullta në pranverë”.

Nga Këshilli komunal i PDS-së të hënën është deklaruar që në këtë parti janë të gatshëm për rikomponim, por edhe për zgjedhje të jashtëzakonshme. “Në ditët e ardhshme kjo çështje duhet të zgjidhet”, tha funksionari i PDS-ës Luigj Shkrela.

Kryetari i PSD-ës të Ulqinit Selim Resulbegoviq tha që do të ishte më e drejtë të bëhen zgjedhjet e reja. “përse rikomponim të pushtetit ku ne që tani jemi në vitin zgjedhor. Nuk duhet të mashtrohemi. Kjo që po ndodh tani është përqeshje me qytetarët e Ulqinit”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi