Forca: NUK VIJMË NË MBLEDHJEN E RREGULLTË TË KUVENDIT

104827Kryetari i klubit të këshilltarëve të Forcës së re demokratike Fuad Haxhibeti ka deklaruar që kjo parti do të bojkotoj mbledhjen e rregullt të Parlamentit komunal e cila është caktuar të mbahet me 12 nëntor. “Nuk do të vijmë në seancën e rregullt në të cilën është vetëm një pikë e rendit të ditës – miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar, por do të marrim pjesë në seancën e jashtëzakonshme e cila pritet të mbahet të njëjtën ditë”, tha ai për “Dan”.

Haxhibeti tha që në situatën e përçarjes në koalicioni qeverisës dhe në atmosferën e elektrizuar politike çdo mbledhje do të shndërrohej në grindje maratonike pa rezultate konkrete.

Funksionari i Forcës mendon që qytetarët duhet të vendosin kujt do t’ia japin mandatin dhe të vlerësojnë si kush ka punuar.

Sipas bindjes së tij, Forca do ta përmirësojnë rezultatin nga zgjedhjet e kaluara kur fitoj 11 vende këshilltarësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…