Nga Forca e re demokratike është njoftuar se me PDS-në janë dakorduar se në gjashtë muajt e ardhshëm, përveç të tjerash, të fitojnë edhe vendin e ndihmës ministrit në një resor.
“Disa detyrime nga marrëveshja e koalicionit akoma nuk janë realizuar dhe me Aneks kemi definuar afatin gjashtë mujor që kjo të përfundojë. Tashmë është emëruar kryetari i Këshillit drejtues në Të mirat detare, një person është angazhuar në Ministrinë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit. Aneksi i marrëveshjes ka të bëj edhe me vendin e ndihmës ministrit. Nëse do të ndodh ndonjë gjë e re, do ta publikojmë zyrtarisht dhe në formë transparente”, tha kryetari i Forcës Nazif Cungu për “Dan”.
Ai shtoi se për Forcën është më e rëndësishme të realizohen pikat tjera të marrëveshjes së koalicionit me PDS-në dhe të Aneksit 2 të këtij dokumenti të nënshkruar pak kohë më parë.