Forca prononcohet rreth grevës në Qendër për kulturë: GJENDJA SI E GJETËM

me}forcaNe lidhje me greven te cilen e kane filluar punetoret e Qendes per Kulture ne Ulqin javen e kaluar, Forca konsideron se gjendja materijale shume e veshtire ne te cilen ndodhen punetoret rezulton nga  keqtrajtimi shume vjecar  ndaj Qendres per Kulture dhe ndermarrjeve tjera publike ne komunen tone.

Me kete rast apelojme tek punetoret se vendimi qe kane marre mund te rezultoje me deme te medha shendetsore, andaj  I ftojme qe ta nderpresin greven e urise dhe te ndermarrin menyra  tjera te protestes ne menyre qe te paraqesin  kerkesat dhe pakenaqesite e veta!

Theksojme se puntoreve te Qendes per Kulture I eshte borxh (ky pushtet e gjeti ne borxh prej 8 pagash ne nentore te 2011) e njejta vlere eshte  edhe sot, si ate dite kur puntoret kane hyre ne greve me tete paga borxh. Kjo do te thote se prapambetja e pagave te trashiguara eshte ne te njejtin nivel dhe se ne dy vitet e fundit jane paguar plotsisht 25 paga mujore!

Komuna dje ka leshuar mjetet edhe per  pagen e muajit Prill te 2013, me cka borxhi eshte zvogluar ne 7 paga!

Ajo cka nuk eshte e njohur per ne dhe per publik eshte se Qendra per Kulture 20 vite nuk ka bere shlyerjen e borxhit ndaj Ndermarrjes komunale Publike dhe qe 20 mije euro kjo ndermarrje I ka perfituar nga Qendra per Kulture. Nuk ka qene  e njohur se kjo ndermarrje nuk ka bere pagesen e rrymes elektrike per 5 vite me radhe ne shumen e 45.000 eurove. Gjithashtu borxhet ndaj Keshillit Drejtues ne periudhen kohore 2007-2011 me vleren prej 40.000 eurove, e qe sot kontestohen ne gjykate nga Qendra per Kulture! Gjithashtu edhe llogarite shume te larta te hoteleve dhe restoranteve ne periudhen deri me vitin 2011 nuk kane qene te njohura, e te cilat duhet shlyer!

Komuna me planin e sanacionit e ka marre persiper nga Ministria e Financave qe te paguaje kontributet ne lartesi prej 250.000 eurove, si dhe te gjitha ndermarrjeve  tjera ne periudhen e ardhshme pese vjecare.

E kuptojme se kriza ekonomike eshte shkaku qe puntoret kajne tretur durimin e deritanishem, por nuk e kemi te qarte se si greva nuk eshte ndermarre kur ndermarrjes nuk jane paguar 15 paga ne vere te vitit 2011 kur edhe jane shkaktuar keto borxhe.

Subjekteve politike te cilet pergjegjesin mundohen ti ja mbartin Kryetarit te komunes edhe Forces, ia perkujtojme qe borxhet jane shkaktuar kur ata ishin ne pushtet. E kemi te qarte friken e tyre nga pergjegjsia por nuk mund ta kuptojme qe kane aq pak moral politik qe te keqperdorin situaten e veshtire ne Qender per Kulture.

Me planin e sanacionit do te formohen kushtet qe me ane te kredise te shlyhen rrogat e prapambetura jo vetem punetoreve te Qendres per Kulture por edhe ndermarrjeve te tjera publike. Tani eshte me se e qarte qe plani I cili eshte nenshkruar ne qershor te vitit 2013 ajo cfare i frikson partneret e koalicionit, me fjale tjera situata qe borxhet te shlyhen ne zero andaj edhe e kane ndermarre bojkotin e punes te parlamentit lokal.

Ne fund apelojme tek punetoret qe te nderpresin greven dhe te jene te vetedijshem qe ne periudhen e ardhshme 4 vjecare, pozita e tyre do te jete dukshem e  permirsuar ne krahasim me vitin 2011, thuhet në kumtesën e Shërbimit për informim të Forcës së re demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Gjeka Nënave të Srebrenicës: JU JENI EDHE NËNAT TONA
Gjeka Nënave të Srebrenicës: JU JENI EDHE NËNAT TONA

Ministri për drejtat e njeriut dhe pakicave në Qeverinë e Malit të Zi Fatmir Gjeka dhe perfaqësuesi i Aleancës Qytetare Milan Radoviq dhuruan sot një shami për Nënat e Srebrenicës. “Thonë se Zoti i do

Ulqin: PREZANTOHET PLANI LOKAL PËR PUNËSUESHMËRINË E TË RINJËVE TË KOMUNËS SË ULQINIT
Ulqin: PREZANTOHET PLANI LOKAL PËR PUNËSUESHMËRINË E TË RINJËVE TË KOMUNËS SË ULQINIT

  Sot, para zyrtarëve të Vetëqeverisjes Lokale, institucioneve publike dhe aktorëve të tjerë vendorë, prezantuam dokumentin PLANI LOKAL PËR PUNËSUESHMËRINË E TË RINJVE. Ky plan paraqet një vlerë të

Të premten: TRIBUNË ISLAME DHE PROMOVIM I LIBRIT
Të premten: TRIBUNË ISLAME DHE PROMOVIM I LIBRIT

Mexhlisi i Bashkësisë Islame Ulqin në bashkëpunim me organizatën Horizonti – Qendra për mirëkuptin ndërkulturorë Ju fton të merrni pjesë në Tribunë Islame dhe promovim të librit „Dilemat bashkëkohore

Gjekë Gjonaj: Husein Bato Dukaj, la pas një vepër që kapërcen shumë jetë
Gjekë Gjonaj: Husein Bato Dukaj, la pas një vepër që kapërcen shumë jetë

U bënë shtatë vjet  nga vdekja e parakohshme,   në moshën 56 vjeçare,  të Husein Bato Dukaj, regjisorit të parë të shkolluar  në Mal të Zi, me të cilin kam punuar disa vite  në TVMZ.  Dhe këtë përvjetor

Jashtëzakonisht ngrohtë edhe në ditët në vijim: DJE NE ULQIN REKORD – 37.7 GRADË
Jashtëzakonisht ngrohtë edhe në ditët në vijim: DJE NE ULQIN REKORD – 37.7 GRADË

Për shkak të valës tropikale dhe temperaturave jashtëzakonisht të larta, alarmi meteorologjik portokalli është në fuqi dhe në ditët në vijim do të jetë shumë nxehtë, ndërsa gjatë fundjavës temperatura