“Në lidhje me regjistrimet e studentëve për vitin e ardhshëm akademik 2013/14, i drejtohemi Këshilli Drejtues të Universitetit të Malit të Zi me propozimin që të konsiderohet mosregjistrimi i brucoshëve në vitin e parë të studimeve në grupin studimor për mësues në gjuhën shqipe, me seli në Podgoricë”, deklaroi anëtarë i Këshillit qendror të Forcës së Re Demokratike dr. Nail Draga.
Ai në deklaratën për shtyp tha që “arsyet e një propozimi të tillë janë sepse ky program studimi ka prodhuar kuadro të mjaftueshme në profilin e mësuesisë, dhe si të tillë janë kuadra suficitare”.
“Duke marrë parasysh se për ketë profil profesional shkollat me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi nuk kanë nevojë edhe për disa dekada, propozojmë që në vend të këtij profili të hapet një program tjetër studimor në gjuhën shqipe”.
“Sipas mendimit tonë profili më i qelluar do të ishte ai i drejtimit të turizmit, apo ndonjë tjetër me kohë të caktuar. Po ashtu propozojmë që selia e këtij fakulteti të jetë në Ulqin, sepse pothuaj çdo qytet në Mal të Zi ka nga një fakultet ku deri më tash vetëm Ulqini bën përjashtim” pohon Draga dhe shton që “çëshjta e tillë nuk është e komplikuar, por duhet vullnet politik nga strukturat përkatëse të Univeristetit të Malit të Zi”.
“Në lidhje më këtë çështje FORCA do të jap kontributin maksimal për të siguruar kushtet optimale për funksionimin e një programi të tillë studimor” përfundoi Draga.