Forca: Reagim lidhur me ndërprerjen e regjimit të vizave për qytetarët turq

Sot Qeveria e Malit të Zi, pa mbajtje të mbledhjes, në bazë të pëlqimeve nga një pjese e anëtarëve të qeverisë, ka sjellur vendimin për ndryshimin  e Dekretit për regjimin e vizave, me të cilin bëhet ndërprerja e regjimit pa viza për qytetarët nga Turqia.

Shprehim shqetësim për këtë vendim të shpejtuar të qeverisë, duke pasur parasysh se kjo mund të ndikojë në marëdhënjet e mira në mes të dy shteteve, kurse situata e krijuar ka pasur mundësi të rregullohet përmes sistemit të drejtësise dhe jo të ndikohet në marëdhenjet diplomatike.

Jemi të mendimit se sistemi i kontrollimit të qytetarëve të huaj, duhet të jetë më efikas dhe më i rregullt nga organet kompetente, sepse ky nuk është rasti i parë që ndodhë në Mal të Zi, dhe kjo tregon se organet kompetente duhet të jenë me të vëmendshme ndaj këtyre dukurive dhe se duhet të marrin masa të menjëhershme për të parandaluar reagimet e tilla të personave me rrezikshmëri të lartë.

Duke shprehur keqardhje për incidentin e ndodhur, shpresojmë që personi i lënduar do të shërohet shpejtë, kurse kryeresit e këtij akti do të marrin denimet e duhura.

 

Forca e Re Demokratike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Kalaja e Ulqinit në hartat më të famshme të botës

Argumentët që Kalaja e Ulqinit është e njohur në të gjithë botën që nga kohërat e lashta dëshmohet nga fakti se ai është në hartën e famshme gjeografike të Klaud Ptolemeut, historianit, gjeografit dhe bibliotekarit