Forca: REFUZIMI I VOTIMIT TË VENDIMIT PËR INTERESA PERSONALE

104827Refuzimi i votimit të Vendimit për financim të përkohshëm të Komunës së Ulqinit, nga ana e këshilltarëve te subjekteve politike në Kuvendin e  Komunës së Ulqinit me përjashtim të Forcës së re demokratike, dëshmon mosgadishmërin dhe mospërgjegjsin e subjekteve politike.

Me gjithë angazhimin maksimal të kryetarit të komunës z.Nazif Cungut, që për këto dy vite ka arritur ti shlyej borxhet e bëra nga ekzekutivi i mëparshëm në vlerë afer 4 milion euro, komuna nuk ka pasur mundësi për të shlyer të gjitha obligimet financiare ndaj subjekteve të ndryshme. Andaj duke patur parasysh gjendjen aktuale financiare, do te kishte qene e udhes qe këshilltarët të reflektojnë pozitivisht ne menyre qe te tejkalohet kjo situatë e jo të refuzohet miratimi i Vendimit për financim të përkohshëm.

Forca e re demokratike i kupton subjektet politike se në prag të zgjedhjeve lokale kanë nevojë për marketing politik, por njofton opinonin se një  veprim i tillë është kundër interesave të të punsuarve dhe subjekteve në   admininistratë komunale të  cilët gjatë dy viteve të fundit punuan me një  përkushtim të madh. Andaj, një përgjegjesi e tillë bie mbi ata subjekte politike të cilët nuk votuan pikën e rendit të ditës për financim  të  përkohshëm , ku në rend të parë kanë interesin personal dhe partiak, e jo atë të qytetareve të cilët i perfaqesojne.

Andaj, si deri më tash edhe në të ardhmen Forca do të jetë në mbrojtje të interesit të  qytetareve, dhe si e tillë dallohet nga subjektet tjera politike, që është dëshmuar edhe me mbështetjen e votueseve në komunën e Ulqinit, thuhet në kumtesë të cilën e ka nënshkruar kryetari i Klubit të Forces M4. Fuad Haxhibeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi