Forca Rinore: TË DHUROJMË NJË BUZËQESHJE

Forca rinoreForca Rinore dje në orët e mëngjesit i dhuroj një buzëqeshje fëmijëve të Qendrës ditore me aftësi të kufizuara “Sirena”.  Ato përgatitën disa dhurata speciale për këtë rast duke i’u referuar nevojave të këtyre fëmijëve, thuhet në një kumtesë të Forcës Rinore.

Ky projekt është tashmë tradicional nga antarët e Forcës së Re Demokratike pasi që vitin e kaluar këtë iniciativ e morri Forumi i Gruas. Këtë vit u vendos që të rinjtë ta vazhdojnë dhe kjo u mirprit nga të gjithë anëtarët e Forces Rinore.

“Humanizmi është një prej gjërave më të bukura, andaj edhe ne si forum ndjehemi tepër mirë që sa do pak në këtë atmosferë festive patëm mundesinë të dhurojmë buzëqeshje dhe shprehem vullnet për të ndihmuar Qendrën ditore në iniciativat e ardhshme”, shprehet kryetari i Forcës Rinore Asllan Llunji.
Kjo është vetëm pjesa e pare e projektit  “Të dhurojmë nje buzeqeshje” i cili në qendër të vëmendjes ka njerëzit në nevojë. Ky projekt realizohet gjatë festave të fundvitit dhe formon kornizat e bashkpunimit dhe ndihmës humanitare nga Forca Rinore.  Qellimi i këtij projekti është ti ndihmojmë fëmijët dhe familjet në nevojë duke i dhuruar atyre një motiv për të buzëqeshur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…