Forca: Rrenat e Ujedinjena reformska akcija dhe praktikantit politik Omer Bajraktarit

Një personazh kalimtar politik që pretendon të bëhet kryetar i Komunës së Ulqinit e një kandidati rezervë, sot del me kumtesë e përmbledhje shpifjesh në stilin e shërbimeve të cilat i kryeson dhe koordinon kryetari i „Ujedinjena reformska akcija”. Vetëm këto struktura mund të shpifin e rrejnë njerëzit e ndershëm të kësaj komune.

Konstatojmë me keqardhje që kandidati për kryetar të Komunës së Ulqinit rrenë haptas dhe shpif.

Por nuk na çudit, sepse ju nga „Ujedinjena reformska akcija” gënjeni që jeni urë, sepse i keni djegur të gjitha urat pas vetes. Këtë dëshmon rrena që Krivokapiqi është çlirimtar i Malit të Zi, e sot nuk leni gjë pa thënë për të. Nuk na habit nga “game changer”-i i cili luan me të gjithë dhe ndërron lojën orë e çast, si të fryjnë era.

Keni pasur dashuri me Beçiqin dhe tani jeni kundërshtarët më të mëdhenj. Keni pasur dashuri me Frontin Demokratik dhe tani ata janë të joshur me funksione “po dubini”.

Për fat të keq, kjo qenka vazhdim i punës suaj që çka do që merrni në dorë e shkatërroni. Kujtojmë Pozitivna CrnaGora: keni mashtruar që me Pajoviqin do të ndryshoni Malin e Zi. Sot kjo është parti e fikur.

Me secilin që keni bashkëpunuar jeni ndarë me të këqija. E për të „çliruar Malin e Zi”,  keni pasur guximin për të njollosur edhe besën e shqiptarit!

Forca nuk bën marrëveshje të fshehta me askënd!

Marrëveshjet e fshehta i keni bërë ju me Gjukanoviqin nga nëntori i vitit të kaluar në shumë vende e takime dhe si duket edhe në Dubai. Kurse publikun me mediat tuaja e keni mashtruar që nuk ka marrëveshje me Gjukanoviqin e që Qeveria e Krivokapiqit do të zgjasë deri në 2024. Marrëveshjet tuaja i dëshmoi marrëveshja për qeverinë e pakicës.

Dhe në fund, sa për njoftim, pas zgjedhjeve, Forca të hënën do të ketë kryetarin e Komunës të dakorduar me partitë shqiptare. E ju nëse e doni kryetarin, shkoni me DPS si për Qeverinë pakicë!

Nëse nuk ecim ndershëm dhe drejtë, jemi të humbur. Me kaq u demaskua fillimi juaj i ri.

Kryetar,

GenciNimanbegu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Presidentja e Kosovës Osmani Sadriu: NË ULQIN NDIHEMI SI NË SHTËPINË TONË
Presidentja e Kosovës Osmani Sadriu: NË ULQIN NDIHEMI SI NË SHTËPINË TONË

“Në Ulqin ndihemi si në shtëpinë tonë. Falënderoj të gjithë ata që hapën shtëpitë dhe zemrat e tyre për mërgimtarët nga Kosova në vitin 1999”, tha Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu.

Ulqin: PARALAJMËRIM I ARDHJES TË ZINXHIRIT GJERMAN TË SUPERMARKETËVE
Ulqin: PARALAJMËRIM I ARDHJES TË ZINXHIRIT GJERMAN TË SUPERMARKETËVE

Zinxhir i njohur i dyqaneve ushqimore “Lidl” është i interesuar për hapjen e një objekti në Ulqin, mëson Portali Ul-info. Me këtë rast, drejtuesit e asaj kompanie kanë biseduar me kryetarin e Komunës së

Ana e Malit: Filloi ndërtimi i Qendrës së Komunitetit në Krythë
Ana e Malit: Filloi ndërtimi i Qendrës së Komunitetit në Krythë

Me date 2 shkurt 2023 është bërë betonimi i pllakës së Qendrës së Komunitetit Krythë. Ky projekt është një investim që po mbulohet në tërësi nga diaspora e ketijë komuniteti. Objekti ka një sipërfaqe mbi

CEDIS: TË MËRKURËN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT
CEDIS: TË MËRKURËN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT

Nga Sistemi malazez i elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të mërkurën, më 8 shkurt, pa energji elektrike do të jenë këto vendbanime: në periudhën prej ores 8 deri në 14,00 – një pjesë

Presidentja e Kosovës në Mal të Zi: SOT NË PODGORICË, NESËR NË ULQIN
Presidentja e Kosovës në Mal të Zi: SOT NË PODGORICË, NESËR NË ULQIN

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, me ftesë të kryetarit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, po qëndron sot dhe nesër për një vizitë zyrtare në Mal të Zi. Presidentja Osmani Sadriu