Forca: TË NISIN NEGOCIATAT ME SUBJEKTET SHQIPTARE

ForcaNë mbledhjen e KQ (Këshillit Qëndror) të Forcës të mbajtur më 29 janar 2014, ku janë shqyrtuar mundësitë për koalicione për formimin e pushtetit në Komunën e Ulqinit , KQ njëzëri ka marrë vendim që të nisen negociatat për formimin e pushtetit lokal me subjektet politike shqiptare: Koalicionin “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” dhe Unionin Demokratik të Shqiptarëve.

Nisur nga qëllimet programore të Forcës dhe afërsisë së programeve partiake, Këshilli Qëndror vlerëson që koalicioni paszgjedhor me subjektet e mësipërme më së miri mundëson realizimin e programit politik të Forcës në interes të të gjithë qytetarëve të Komunës së Ulqinit.
Negociatat duhen të nisen pa kushtëzime duke respektuar principet demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi