Forca: TË REALIZOHET NË MËNYRË MË DINAMIKE MARRËVESHJA ME PDS

dps-bs-forca-potpisivanje-sporazuma„Realizimi i marrëveshjes me Partinë demokratike të socialistëve duhet të realizohet në mënyrë më dinamike, për të cilën gjë Partia boshnjake, Iniciativa qytetare kroate dhe Forca e re demokratike në periudhën e ardhshme do të përpiqen“, është konkluduar në takimin e udhëheqësve të këtyre tri parti parlamentare i cili u mbajt në Ulqin.

Siç thekson „Dan“, është potencuar nevoja që për kuadrat e Forcës të sigurohen dy vende të ndihmës ministrit në Qeverinë e Malit të Zi.

Shtohet që përfaqësuesit e Forcës ishin veçanërisht të zhgënjyer që marrëveshja për komunë të pavarur të Tuzit nuk është realizuar.

Secila nga tre parti përveç marrëveshjes së përbashkët të cilën e kanë nënshkruar me PDS në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, ka edhe marrëveshje individuale me socialistët e Gjukanoviqit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…