FORCA: TI NDALOJMË PARREGULLSITË

ForcaNë redaksinë tonë mbërriti kumtesa e Forcës së re demokratike të cilën e përcjellim në mënyrë integrale:

Gjatë zgjedhjeve të kaluara ka pasur parregullsi të numërta në procesin e votimit, ndër të cilat ka pasur raste:

  • Që figuron se kanë votuar familje të tëra të cilat jetojnë jashtë shtetit dhe nuk kanë qenë prezente ditën e zgjedhjeve
  • Që figuron se kanë votuar persona të vdekur

Këto shkelje kryesisht janë realizuar duke shfrytëzuar të drejtën e votimit me zarf.

Gjithashtu ka pasur raste që dalja në zgjedhje në disa vendvotime ka arritur deri në 90%, dhe atë në atë pjesë të territorit të komunës ku dihet se një pjesë e madhe e popullatës është në emigracion.

Duke u nisur nga evidentimi i këtyre problemeve  të cilat paraqesin shkelje të rëndë të ligjit, FORCA është duke punuar për të identifikuar në listat e zgjedhësve personat të cilët jetojnë jashtë dhe ata që kanë vdekur dhe janë ende në lista, në mënyrë që të mos lejojmë përsëritjen e parregullsive gjatë këtyre zgjedhjeve.

Duam t’ia bëjmë të ditur të gjithë opinionit publik se FORCA do të ketë komisionerë në të gjitha vendvotimet  si dhe gjatë votimit me zarf, për të verifikuar se do të votojnë me të vërtetë personat për të cilët janë paraqitur kërkesat.

Në rast se dikush do përpiqet të bëjë parregullsi, do të lajmërojmë mediat, vëzhguesit ndërkombëtarë, si dhe OJQ-të. Më e rëndesishmja, do të lajmërojmë organet kompetente – policinë dhe prokurorinë, ku do ngrejmë aktpadi ndaj çdo personi që do të përpiqet të pengojë procesin e rregullt të zgjedhjeve.

FORCA  është parti e cila vepron në bazë të vlerave demokratike dhe me çdo kusht do të mbrojë votën e lirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…