Forca e re demokratike ka vendosur në mbledhjen e sotme të Këshillit qendror të pranoi propozimin e koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” për formimin e pushtetit në Ulqin. Me këtë, përveç tjerash, është kërkuar që Forca të përkrah kërkesën e këtij koalicioni që Fatmir Gjeka të jetë kandidat i përbashkët për kryetar të komunës, dhe që mandati i tij të zgjas katër vite.
Koalicioni i Gjekes në lidhje me këtë qëndrim të Forcës do të përcaktohet sonte.
Për ora 20 është parashikuar fillimi i negociatave të PDS-së (DPS) dhe koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit”.