Sot është një ditë e rëndësishme për shqiptarët, mbi të gjitha historike emërimi i z.TalatXhaferit për Kryeministër i Qeverisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Si kryetar i Forcës së Re Demokratike uroj të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut për maturinë dhe përpjekjet e treguara gjatë ndërtimit të shtetit të Maqedonisë së Veriut.
Maturia dhe përpjekjet kulmuan që sot qeverinë ta drejtoj kryeministri i parë shqiptar në historinë e këtij shteti.
Uroj më të mirën për qeverinë e kryeministrit z.TalatXhaferi, ku me përkushtimin dhe punën e tij, TalatXhaferi do të jetë Kryeministër për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut në mandatin e tij.
Punë të mbarë dhe suksese në detyrën e përgjegjësisë historike!
Urime të gjithëve!
Genci Nimanbegu
Kryetar