Drejtori politik i Forcës së re demokratike dr. Ilir Çapuni (i lindur me 1978) u zgjodh të mërkurën për kryetar të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.
Përzgjedhjen e tij e përkrahën publikisht të 30 anëtarë të koalicionit qeverisës në Parlamentin lokal (PDS, Forca, “Zgjohu Ulqin”, UDSH, SD dhe Partia Boshnjake).
Abstenuan tre këshilltarë të opozitës (dy nga URA dhe një nga PSD-ja).
Sipas Ligjit të ri për vetëqeverisjen vendore, Kuvendi i Komunës ka edhe nënkryetarin.