Të martën në Tivat, me iniciativë të Parking Servisit të këtij qyteti, u formua Shoqata e Parking Serviseve të Malit të Zi.
Themeluesit e këtij asociacion janë ndërmarrjet përkatëse nga tetë qytete, ndër të cilët është edhe “Parking Servisi Ulqin”.
Sipas fjalëve të pjesëmarrësit në këtë takim, drejtorit të Parking Servisit Ulqin Aleksandër Jacoviqit, shoqata do të punojë për sistemin efikas të parkimit dhe do të dërgojë propozimet drejtuar organeve kompetente për çështjet e rëndësishme për funksionimin e sistemit të përmendur, si dhe mendimet për draftet e ligjeve që rregullojnë fushat përkatëse.
“Këtu patjetër bëjnë pjesë edhe çështjet lidhur me administrimin e mirë të punëve të besuara, si dhe investimet në infrastrukturë me qëllim përmirësimin e shërbimeve tona”, shtoi ai.