Gjatë të gjithë historisë së vet Ulqini ishte qytet i hapur në të cilin frytshëm janë përshkuar kulturat dhe religjionet e mëdha. Është e mjaftueshme vetëm të shihet Kalaja dhe të gjithë këto shtresa, që të kuptohet kjo gjë.
Prifti i Ulqinit Radojica Bozhoviq thotë se prijësit fetarë kanë dhënë kontributi e vet këtu. “Ne, të paktën një herë në javë, kemi pirë pijen në një restorant dhe në atë mënyrë i treguam popullit si edhe ato duhet të shoqërohen, të shkojnë mirë dhe të jetojnë në paqe dhe tolerancë fetare.”
Ish kryeimami i Ulqinit Rexhep efendi Lika shton se formula e bashkëjetesës është e thjesht: “Në paqe dhe në dashuri të gjithë mund të arrijmë shumë sukses, ndërsa në përçarje dhe mosmarrëveshje vetëm mundemi të humbim të gjithë!”
“E nëse diçka e keqe ndodh duhet ta falim njëri tjetrin, sepse falja është kulmi i jetesës së mirë dhe të marrëdhënieve njerëzore”, thekson prifti Radojica.