Forumi gazetaresk: SHPËRBLEHET ANDREJ NIKOLAIDIS

Andrej NikolaidisGazetari dhe publicisti nga Ulqini Andrej Nikolaidis është fitues i çmimit për kontribut në gazetarinë profesionale “Miodrag Vukmanoviq”, e cila iu dorëzua dje, në përfundim të Forumit të tretë gazetaresk të Podgoricës.

Nikolaidisit iu dha shpërblimi “Miodrag Vukmanoviq”, për tekstin “Origjina e krimeve tona: kriminelët vranë, fituesit vodhën, mediet gënjyen”, i cili u publikua në portalin e Bosnjës zurnal.ba.

Në konkursin e Forumit gazetaresk të Podgoricës mbërritën më shumë se 130 punime nga 60 redaksi dhe gjashtë vende të regjionit, të cilat i vlerësoi juria ndërkombëtare me nëntë anëtarë.

Foto: RTCG 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi