Mbrëmjen e së dielës në sallën e Kongreseve të Hotel “Mediteran” në Ulqin është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i Forumit të Gruas të Partisë Demokratike.
Kryetare e organizatës është zgjedhur Seida Suma, nënkryetare Marjana Xhikoviq dhe Dhurata Hoxha, ndërsa sekretare e Forumit të Gruas Aida Lleshi Kurti.
Pranishmëve në Kuvendin Zgjedhor iu drejtua edhe kryetari i kësaj partie kombëtare shqiptare, Fatmir Gjeka.