Të shtunën mbrëma Forumi i Gruas së Unionit Demokratik të Shqiptarëve – UDSH organizoi tubim me gratë/femrat e këtij subjekti, me qëllim shpalosjen e programit duke vënë theksin në rëndësinë dhe përfshirjen e gruas në politikë.
Programin e hapi moderatorja e këtij evenimenti Znj. Bijondina Kim Mehmedi e cila përshëndeti të ftuarat me fjalët:
Zonja të nderuara, fillimisht faleminderoj secilën nga ju që keni ndarë kohën për të qen sot të pranishme këtu dhe mirë se keni ardhur në sofrën e Unionit Demokratik te Shqiptarëve. Unionit që jeton, ripërtrihet, zhvillon dhe punon për prosparitetin dhe të drejtat e popullit shqiptarë në mbarë Malin e Zi. Ajo shpalosi dhe historikun e këtij subjekti si dhe prezantoi vehten si antare e re e këtij subjekti duke shtuar: Jam sot antare e kësaj partie për shkak, të thjeshtësisë dhe përkrahjes që kam gjetur në këtë rreth, për shkak të rëndesisë që i jepet promovimit dhe angazhimit aktiv të grave në jetën publike dhe private, vullnetit për të punuar duke bashkuar njerëzit,duke kyçur një numër të madh te rinjsh të kualifikuar që në të ardhmen të gjithë të rinjtë të kenë mundësi punësimi në një vend me ekonomi të stabilizuar, mundësi të mira rekreativiteti me shpresën që opsioni për tu larguar nga Ulqini, dalë nga dalë të zhduket.
Në vazhdim Znj. Bijondina Kim Mehmedi fjalën ja dha njërës ndër aktivisteve më të hershme të këtij subjekti e cila me mjaft përkushtim jep kontributin e saj në formimin e ideve dhe zgjerimit të vizionit në fusha të ndryshme Znjsh Luljeta Sefa. Në marrjen e fjalës Znjsh Sefa përshëndeti të ftuarat duke i falënderuar personalisht në pranimin e ftesës ku theksoi: Prezenca juaj tregon që mbështetja kundrejt këtij subjekti është e pa cënueshme dhe e sinqertë si dhe gjithashtu tregon qartë mbështetjen që keni kundrejt femrës në politikë. Personalisht kam shumë dëshirë që femra shqiptare të jetë më aktive në jeten publike më konkretisht në atë politike, kjo për vet faktin qe sot femra është e arsimuar dhe si natyrë është më e sinqertë më e përgjegjshme dhe më e përkushtuar në punën që bën, andej me kontributin e saj mund të ndikoj dhe kontribojë pozitivisht në politikë dhe jo vetëm. Gjatë fjalimit Luljeta përshendeti dhe dy aktivistet më të hershme të Unionit Demokratik të Shqiptarëve Znj. Hadixha Gjoni dhe Znj. Jasmina Hasa, femra kto të cilat para 25 viteve kanë thyer tabutë e shoqerisë sonë duke u marrë aktivisht me politikë.
Dy pjesëtaret, anëtaret dhe aktivistet e radhës të cilat morën fjalën ishin Znjsh.Gazmira Hasanga dhe Znjsh. Bedrija Ceka.
Bedrie Ceka shtoi: Zgjodha të jem pjesë e kësaj partie ose mund të them lirshëm e kësaj familje sepse prioritet kanë të rinjët në politikë. Gjatë rrugës mund të na kanosen vështirësi të ndryshme por ne do të kontribojmë ti zgjedhim ato me një pozitivitet, sepse ne jemi ato që do ta ngrejmë zërin ,ne jemi ato që ecim me Zëmer Përpara. Kurse Gazmira Hasanaga tha: Kam nderin dhe kënaqësin të jem pjesë e një familje e cila është e përbërë nga të rinjtë dhe të rejat të cilët nderojnë veten, partinë dhe vendin e tyre. Jam e bindur që votuesit kësaj radhe do dinë të zgjedhin andaj besoj thellësisht në fitore.
Fjalën përmbyllëse e morri njëra ndër veteranet e këtij subjekti Znj. Jasmina Hasa e cila falenderoi dhe njëherë të ftuarat që ishin pjesë e këtij tubimi, dhe po ashtu falenderoj të gjitha ata që sonte nuk ishin prezent por që vota e tyre do shkoi për Unionin Demokratik të Shqiptarëve.
Duke mos dashur ta zgjaste shumë Znj. Jasmina Hasa shtoi: Ne të gjitha jemi nëna motra dhe bija dhe i takojm kësaj familje jo sot por sot e 25 vite që në themelimin e saj. Falë Zotit kemi dhe antarë dhe antare të reja të cilat u bën pjesë e kuadrove të Unionit Demokratik të Shqiptarëve, dhe me shumë përkushtim janë angazhuar në ktë subjekt. Aktivistet e reja kan punuar shumë këto ditë për të organizuar ktë aktivitet andaj dhe njeherë ju faleminderoj që pranuat të jeni pjesë e këtij tubimi.