Anëtarët e Forumit rinor të Partisë socialdemokrate Ulqin kanë lajmëruar që në Ditën ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta kanë vazhduar me traditën e mire të përkrahjes së Qendrës ditore për fëmijë me nevoja të veçanta Sirena dhe Shoqatës së prindërve të fëmijëve me nevoja të veçanta OJQ “E drejta për jetë” në Ulqin.
Siç thuhet, këtyre organizatave janë dhuruar tre radiator dhe një numër i madh i lojërave.
“Mesazhi moral është që të gjithë ne të bëhemi ndihmës aktiv në jetën e këtyre fëmijëve, të ndihmojmë integrimin e tyre në jetën e përditshme, e ajo është e mundur vetëm nëse jemi të hapur ndaj divesitetit. Shpresojmë që me vizitën dhe shoqërimin e sotëm iu kemi dhënë sado pak lumturi në përditshmërinë e tyre të vështirë”, shtohet në kumtesë.