Forumi rinor i UDSH-së porositë dashakeqët: MOS U PËRZINI NË PUNËT TONA!

FRUDSHReagim kundrejt emisionit “Perspektiva”, gjegjësisht dokumentarit për të rinj i cili në thelb ka temat më të ndjeshme për trevat e Ballkanit.

Ne si Forum rinor i Unionit demokratik të Shqiptarëve e shohim të arsyeshme të reagojmë ndaj dokumentarit “Perspektiva”, gjegjësisht të shprehim indinjatën, mospajtimin dhe mbi të gjitha shqetësimin tonë të thellë për mënyrën dashakeqe të trajtimit të një teme kaq delikate.

Edhe pse vet emërtimi i emisionit nuk përmban asgjë të keqe në vetvete, ne nuk mund të rrimë indiferent kur preken vlerat dhe traditat e një qytetit, përkatësisht të popujve që me këto vlera jetojnë në këtë qytet mijëvjeçar.

Duam të rikujtojmë autorët e emisionit, por edhe opinionin e gjerë, se edhe më herët kishte emisione të tilla, të cilët i shërbenin çdo gjëje por më së shumti të keqes (dreqit), por si të tjerët përpara, ashtu edhe këto tani e kanë të kot tentativën të njollosin vlerat e shenjta të Shqiptarëve në Mal të Zi, por edhe të Shqiptarëve në përgjithësi. Ulqini, si një nga qytetet më të vjetra në bregdetin Adriatik, në qenien e vet ndër shekuj e ka thellë të rrënjosur mikpritjen dhe bujarin, pra siç thotë populli ynë “ka dit me prit mik edhe armik”.

Toleranca dhe mirëkuptimi është thellë i inkorporuar në qenien shqiptare dhe kjo veçanërisht vërehet në trevat ku ato bashkëjetojnë me kombësi tjera. Prandaj, me mburrje mund të themi se Ulqini është shembull i tolerancës dhe mirëkuptimit ndëretnik dhe ndërfetar. Thënia popullore që “kush vjen një herë në Ulqin, zemra e tërheq të vij gjithmonë” është tashmë e faktuar dhe është treguesi më i mirë i zemërgjerësisë së tij.

Ndodh që brenda qenies së një familje, fisi apo kombi të ekzistojnë mosmarrëveshje dhe mospajtime, prandaj këto fenomene janë më se normale kur gërshetohen kombe, fe dhe kultura të ndryshme. Mu këto qëndron madhështia e kombit tonë. Ne kemi ditur dhe kishim gjerësi njerëzore që këto ndryshime t’i shndërrojmë dhe kultivojmë si pasuri kulturo-etnike të cilat i shërbenin të mirës së përgjithshme.

Nuk është e rastit që në këtë emision nuk u morën mendimet dhe opinionet e fëmijëve të kombësisë malazeze dhe serbe, të cilët me gjenerata jetojnë mes nesh dhe me ne. U intervistuan fëmijët e familjeve të porsaardhura, nga viset e ndryshme të ish-Jugosllavisë, të cilët akoma nuk mund të vlerësojnë Ulqinin dhe bashkëjetesën në të.

Me këtë rast, dëshirojmë të përshëndesim opinionet dhe mendimet e fëmijëve shqiptarë, të cilët në mënyrë dinjitoze shprehen vërejtjet e tyre për statusin e vet si shqiptarë dhe ditën të artikulojnë kërkesat e veta.

Ky emision shkaktoi indinjatë dhe mospajtim tek qytetarët e Ulqinit, prandaj dëshirojmë të shprehim kritika ndaj Ministrisë së arsimit, e cila lejoi dhe mundësoi realizimin e këtij emisioni televiziv.

Po ashtu, në asnjë mënyrë nuk e lirojmë nga përgjegjësia Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve, i cili po sillet në mënyrë indiferente ndaj kësaj dukurie dashakeqe. Ky mosinteresim i tyre, tashmë shumë herë i përsëritur, ndaj çështjeve që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Mal të Zi, për fat të keq, po merr përmasa kronike.

Shqiptarët në Ulqin dhe Mal të Zi i kanë festuar dhe do t’i festojnë festat e veta kombëtare dhe fetare dhe atë gjithmonë nën hijen e flamurit tonë kombëtar. Po ashtu, si çdo herë me dinjitet do t’i respektojmë festat dhe simbolet e kombeve tjera, ashtu si na mëson tradita dhe kultura jonë. Ne, të rinjtë e UDSH-së, jemi krenar për përkatësinë tonë kombëtare dhe, duke u bazuar në moton “jemi krenar që jemi Shqiptarë”, kultivojmë brenda qenies tonë respektin për kombet tjera që jetojnë në mes nesh.

Në fund, autorëve të këtij emisioni do t’i drejtohemi edhe me disa vargje:

Ulqini florini,

mysafirë mirë se vini,

festoni e rrini,

në punët tona mos u përzini.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT
Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT

“Në ditët në vijim do të marrim masa dhe veprime që të mundohemi t’i ndihmojmë qytetarët e Kalasë që të kenë një furnizim më të

Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE
Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE

Për shkak të problemeve të vazhdueshme me ujin, banorët e Kalasë kanë paralajmëruar protestë. “Situata prej javësh është e padurueshme dhe nga mungesa e ujit

Edhe sot bllokimi i rrugës në Peçuricë: BLOKADA E RADHËS NË KRYTHË
Edhe sot bllokimi i rrugës në Peçuricë: BLOKADA E RADHËS NË KRYTHË

Banorët e Mërkotit kanë organizuar të dielën për të tretën herë bllokimin e rrugës rajonale në Peçuricë. Kësaj radhe, siç kanë bërë të ditur, bllokada

In memoriam: FATMIR MILO NINAMBEGU(1951-2022)- Këthimi në vendlindje
In memoriam: FATMIR MILO NINAMBEGU(1951-2022)- Këthimi në vendlindje

U hap lajmi: në Njujork ndërroi jetë Fatmir Milo Nimanbegu.Ka qenë e ditur se disa kohë ka vuajtur prej sëmundjesë të rëndë, joshëruese. ​Në vitet

NELAJ: SHTYHET SEZONI I GJUETISË, FILLON ME 4 SHTATOR
NELAJ: SHTYHET SEZONI I GJUETISË, FILLON ME 4 SHTATOR

Njoftojmë të gjithë gjuetarët dhe qytetarët e Komunës së Ulqinit, se hapja e sezonit të gjuetisë që ishte e paraparë të hapet me datën 07.08.2022