Në Panairin e praktikave inovative, në kuadër të temës ”Promovimi i zhvillimit të hershëm dhe puna me prindërit”, Institucioni Publik Parashkollor Solidariteti nga Ulqini ekspozoi produktet e punës së përbashkët me prindërit të cilët flasin për zhvillimin e potencialit të fëmijëve në kopsht dhe rëndësinë e arsimit parashkollor.
Siç thanë nga ky institucion, punimet promovuese me prindërit afirmojnë cilësinë e punës dhe qëndrimin në kopsht, ndërsa theksi i jepet rëndësisë së mësimit të hershëm tek fëmijët.
Panairi u realizua të hënën në kopshtin “Radmilla Nediq” në Berane.