Polakja nga qyteti i Poznanjit Kalina Gile është e mahnitur me bukurinë e Kripores së Ulqinit.
Ajo nëpërmjet rrjeteve sociale ka ftuar të gjithë ato që akoma nuk ishin në këtë hapësirë të bukur të shkojnë sa më parë dhe të binden vet për bukurinë e saj.
Si dëshmi për pohimin e vet ajo në faqen e vet të FB ka vendosur shumë fotografi të shkëlqyera të cilat i ka bërë në Kripore.
Përndryshe, këtë vit rritja më e madhe e numrit të mysafirëve në rivierën e Ulqinit është shënuar nga Polonia.









