Një lexues i rregullt i Portalit tonë na dërgoi këtë fotografi. Në të shihet tubi i kanalizimit të kolektorit mbas Molit në Plazhin e madh.Tash disa ditë askush nga kompetentët nuk reagon në kërkesën e vendasve të Gjeranave që, siç pohojnë, “me dy thasë çimento” të zgjidhin këtë problem, sidomos tani që në atë vend lahen ose shëtisin qindra mysafirë.
“Deri sa kjo mos të ndodh, kolektori do të vazhdojë të na ‘freskojë’”, shton lexuesi.