Drejtori i organizatës ekologjike “Hapi i gjelbër” nga Ulqini Xhelal Hoxhiq fitoi çmimin e parë në foto konkursin “Mbeturinat detare në Adriatik”.
Siç njoftuan organizatorët e konkursit, Lëvizja ekologjike “Ozon” dhe “Coca-cola Hellenic Mali i Zi”, Hoxhiq fitoi një tablet kompjuter.
“Jemi shumë të kënaqur me numrin e qytetarëve të cilët arritëm t’i animojmë me konkurs dhe t’ju tregojmë se sa është i theksuar problemi i mbeturinave në detin tonë. Qëllimi jonë është të ndikojmë në ndryshimin e veseve të këqija, në mënyrë që të fillojmë të veprojmë drejt me mbeturina dhe të kontribuojmë në ruajtjen e mjedisit jetësor”, shtuan nga “Ozoni”.