Kryetari i KB Ulqini Zoran Piperoviq me cigare puro në dorë shikoi ndeshjen kundër Mornarit nga Tivari, edhe pse qëndroi mu afër fushës.
Është interesante që gjyqtarët e kësaj ndeshje të kampionatit vendor në basketboll nuk kanë reaguar dhe as paralajmëruar drejtuesin e skuadrës vendase.
Në këto kushte më mirë u gjetën lojtarët e Mornarit, të cilët fituan thellë në Ulqin 90:52.
Tekst dhe foto: CdM