Kriporja e Ulqinit është vend-dimërimi më i madh i shpendëve në bregun lindor të Adriatikut, “baza” e tyre në udhëtimin nga Europa veriore dhe Azija drejtë Afrikës.
Në këtë hapësirë prej mbi 15 milion metër katror ka këto ditë me mijëra shpend, ndërsa disa prej tyre i kanë fotografuar aktivistët e organizatës së njohur Qendra për mbrojtjen dhe hulumtimin e shpendëve.
Përndryshe, Kriporen gati për çdo ditë e vizitojnë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nga Mali i Zi.