Fotografia flet mjaftueshëm: shtëpia e Pashës nuk është më asnjëfarë ndërtese ose, siç thuhet zyrtarisht, monument i mbrojtur i kategorisë së tretë.
Aty janë vetëm rrënojat të cilat rrezikojnë seriozisht fëmijët e Shkollës fillore “Boshko Strugar” të cilët lozin në oborrin e shkollës.
Edhe pse tash disa dekada theksohet se ky monument i dikurshëm kulturor i Ulqinit do të rinovohet, duket se kjo më nuk është e mundur. Përfundimisht, janë rrënuar dy tavane të dekoruara në mënyrë të mrekullueshme në objektin i cili u ndërtua para saktësisht 275 vitesh.
Rendi i zhdukjes së monumenteve kulturore vazhdon: u rrënua Beledia dhe salla e Kinemasë, u humb Kino bahçja…